Home / Lajme / Botë / Turqia thirrje administratës së Trumpit për të ekstraduar Gülenin
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-23 15:46:56Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Turqia thirrje administratës së Trumpit për të ekstraduar Gülenin

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmus, sot deklaroi në Ankara se shpreson që administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk do t’i përsëris gabimet të cilat në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turqisë i ka bërë pushteti i kaluar në Washington, raporton Anadolu Agency (AA).

“I nderuari Trump mori detyrën e presidentit të SHBA-ve dhe në këtë proces nënkuptohet se do të punojë për krijimin e kursit të politikës amerikane në kuadër të politikave globale, por edhe të Lindjes së Mesme. Shpresojmë se kjo administratë e re amerikane do të ketë perspektivë për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, si dhe do të jetë iniciator i hapave të cilat do të sjellin paqe në botë”, tha Kurtulmus.

“Administrata e re të shfaqë vullnet për ekstradimin e Gülenit”. Kurtulmus, gjithashtu deklaroi se Turqia do ti përsërisë administratës së re të presidentit amerikan Donald Trump, kërkesën për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fethullah Gülen. “Është e një rëndësie të veçantë që administrata e re amerikane të shfaqë synimet e veta, që është më shumë e rëndësishme nga ndërhyrja në procesin ligjor i cili tanimë ka filluar atje. Është me rëndësi të shohim nëse administrata e Trumpit do të rreshtohet me banditin i cili udhëheq me një grusht banditësh, ose do të marrë anën e Turqisë dhe 80 milionë banorëve të saj. Në të gjitha platformat në kuadër të partneritetit, ne kemi ripërsëritur kërkesën për ekstradim të Gülenit dhe shpresojmë për një përfundim pozitiv të atij procesi”, u shpreh Kurtulmus.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *