Home / Lajme / Botë / U kap me 30 qese kokainë në çorapë, shqiptari dënohet me 32 muaj burg

U kap me 30 qese kokainë në çorapë, shqiptari dënohet me 32 muaj burg

Një shtetas shqiptar i kapur me 30 qese kokaine të futura në çorapë është dënuar të hënën me 32 muaj burg në Britaninë e Madhe.

Media britanike raporton se 23-vjeçari, Admir Palushi, u arrestua më 16 Dhjetor teksa po ngiste një makinë Audi A6 në lindje të Londrës. Atij iu gjetën 30 qese kokainë e fshehur në dy çorapë dhe një sasi e madhe parash.

Megjithëse fillimisht i tha policisë se ishte grek dhe u tregoi patentën false për të vërtetuar atë që thoshte, më vonë ai pranoi se ishte shqiptar.

Kur u pyet nga policia, Palushi iu përgjigj me “No Koment” të gjitha pyetjeve dhe tha se nuk mbante mend ku jetonte.

Të hënën ai u dënua me 32 muaj burg nga një gjykatë në Londër për posedim droge të klasit A, qëllimit për tregtimin e saj dhe për mbajtjen e dokumenteve false të identifikimit./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *