Home / Shëndeti / Ushqimet që mbrojnë arteriet e zemrës

Ushqimet që mbrojnë arteriet e zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Arteriet e bllokuara kufizojnë rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin dhe kështu rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëpërmjet këtyre ushqimeve mund të parandaloni problemet shëndetësore më lehtë nga sa e kishit imagjinuar.

Boronicat e kuqe-Boronicat e kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidues që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm.

Çaji jeshil

-Çaji i gjelbër përdoret gjerësisht për rënien në peshë. Ai pengon gjithashtu absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur tretni ushqimin. Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak javësh.

Avokado

-Avokado është ushqimi që duhet ta përfshini në dietën tuaj, jo vetëm për shkak se është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës.Shpargu-Përveçse i pastron arteriet, shpargu ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës./arbresh.info

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *