Home / Lajme / Kronika e zezë / Vajza 13-vjeçare u nda nga i dashuri dhe vari veten në pyll, zbulohet historia e errët e saj…

Vajza 13-vjeçare u nda nga i dashuri dhe vari veten në pyll, zbulohet historia e errët e saj…

Një vajzë 13-vjeçare vari veten në pyll, pas një sherri me të dashurin dhe ndarjes me të. Mediat shkruajnë se vajza ishte e bindur që të gjithë e urrenin. Sophie Clark nga Dorset, i tha të atit se do të ikte për të bërë një shëtitje, por nuk u kthye kurrë më në shtëpi.

Pasi i ati e shpalli të zhdukur, dikush e gjeti atë të varur në pyll mëngjesin tjetër. Dr Zoe Ellison-Wright, një psikiatre e njohur tha se Sophie ka pasur një histori të gjatë në lidhje me problemet e shëndetit mendor, lëndonte herë pas here veten e madje edhe në mars të vitit 2016 kishte tentuar të vritej duke konsumuar një dozë paracetamolësh dhe ibuprofenësh.

Vetëvarja e vajzës është shkaktuar nga ndarja me djalin, të cilit duket se i ka ardhur në majë të hundës nga sjelljet e vajzës. Siç shkruan Daily Mail, ajo shpesh thoshte se ishte biseksuale apo panseksuale.“Ajo e përshkruante veten si të mbyllur dhe që mërzitej edhe nga gjërat më të vogla. Tha se e kishte të vështirë të përqendrohej dhe se ndihej e pasigurt në lidhje me pamjen e saj e trupin, por edhe që po binte ndjeshëm nga mësimet. Kishte raste që thoshte se do të priste veten në stomak, krahë apo këmbë dhe se kjo i kishte shkaktuar varësi. Gjithashtu vajza ka thënë se do të ishte më mirë nëse do të vdiste, pasi në këtë mënyrë do të largonte dhimbjet. Ajo mendonte që të gjithë e urrenin, përfshirë edhe miqtë e saj”, – është shprehur psikiatria Ellison-Wright.

Disa muaj më pas, në qershor, Sophie tha se do të ikte për të bërë një shëtitje në pyll rreth orës 6:30 pasdite. Babai i saj i shqetësuar telefonoi policinë në orën 11 të mbrëmjes duke thënë se vajza ishte zhdukur dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi. Kërkimet vijuan deri të nesërmen, kur Sophie u gjet e varur në pyll./JOQ/

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *