Home / Kryesoret / Vazhdohet për 3 muaj ndalesa për punë për Jugohromin, punëtorët sot në protestë

Vazhdohet për 3 muaj ndalesa për punë për Jugohromin, punëtorët sot në protestë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, në bazë të Ligjit për mjedis jetësor, ka marrë vendim për vazhdimin e ndalesës për punë të kombinatit Jugohrom edhe për 90 ditë.

Një vendim i tillë është ndërmarrë pasi që inspektorët e Inspektoratit shtetëror të mjedisit pas kontrollit të bërë kanë konstatuar se kombinati Jugohrom nuk i ka plotësuar kushtet e parapara në planin operativ ku mes të tjerash parashihet vendosja e sistemit për filtrim.

Ndërkaq sot, nga ora 11 deri në ora 13:00, të punësuarit e “Jugohromit”, në organizm të Organizatës Sindikale “Jugohrom Alzar”  do ta bllokojnë rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te pika pagesore në Zhelinë, në të dy drejtimet, për shkak të, siç thonë, ndalimit të paarsyeshëm të furrave të fabrikës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *