Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdekja e rojes së pallatit, rrëfimi prekës i djalit: E gjeta babain të ngrirë nga i ftohti

Vdekja e rojes së pallatit, rrëfimi prekës i djalit: E gjeta babain të ngrirë nga i ftohti

Një 52-vjeçar humbi jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Golem të Lushnjës. Sipas të dhënave të Policisë, viktima është shtetasi Bashkim Çepa, i cili punonte si rojë në një pallat.
Për t’u bërë ballë temperaturave që shënonin disa gradë nën zero, ai ka ndezur në një ambient të mbyllur në katin e parë të pallatit një zjarr për t’u ngrohur. Por si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje, shkaktuar jo vetëm nga acari por edhe nga tymi i zjarrit, ai ka pasur probleme me zemrën.
Për shkak se ai vuante prej 4 vitesh nga problemet e zemrës, asfiksia e tymit ka qenë vdekjeprurëse.
Në orët e para të mëngjesit, atë e ka kërkuar në telefon i biri dhe babai. Pasi nuk u është përgjigjur, ata i kanë shkuar në vendin ku bënte roje. Aty i biri e ka gjetur të atin gati pa ndjenja dhe thuajse të ngrirë.
Ai e ka çuar menjëherë në spital, por mjekët kanë konstatuar se 52- vjeçari nuk kishte shenja jete. Burime të spitalit konfirmuan se Çepa kishte ndezur një zjarr për t’u ngrohur në këto ditë të ftohta dimri, teksa ishte në orarin e punës, por është asfiksuar nga tymi çka e tregojnë mushkëritë e bllokuara.
Më pas, gjatë natës, gjendja është përkeqësuar edhe si pasojë e ngricës dhe 52-vjeçari nuk ka arritur dot t’ia dalë në kushtet kur ka qenë i vetëm, pa asnjëri afër që të mund ta ndihmonte dhe ta niste në kohë në spital.
Për ngjarjen është sinjalizuar edhe Policia e Lushnjës, e cila mbërriti në vend dhe nisi hetimet.Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Bashkim Çepa ishte baba i tre fëmijëve.
Prej tri vitesh punonte si roje në një pallat në Golem. Edhe më herët për të mbajtur familjen ka punuar si roje në parkingje të ndryshme. Familja Çepa e kishte të vetmen pagesë me të cilën ushqeheshin anëtarët e saj. Ky është rasti i tretë që i ftohti shënon viktima në Shqipëri. Një ditë më parë u shënua një tjetër viktimë në Sarandë dhe më herët edhe një endacak në Durrës. Majlinda Rama/ Panorama

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *