Home / Lajme / Rajon / Vdes ish-ministri, ra nga kati i shtatë duke rregulluar lulet e së motrës në Durrës

Vdes ish-ministri, ra nga kati i shtatë duke rregulluar lulet e së motrës në Durrës

Update- Mësohet se viktima është Vladimir Hysi, i cili ka mbajtur postin e Ministrit të Rendit Publik, nga 18 dhjetori i vitit 1991 deri në 13 prill të vitit 1992.

14:38- Një 65 vjeçar ka gjetur vdekjen një ditë më parë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës, ku shtetasi me inicialet L.H., 65 vjeç, banues në Tiranë është rrëzuaraksidentalisht nga kati i shtatë i një pallati.

 Viktima ka qenë në banesën e motrës së tij, ku tek ballkoni ka hipur në një shkallë për të prerë degët e pemëve dekorative të mbjella në vazo, nga ku është rrëzuar në tokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, si ngjarje aksidentale. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *