Home / Kryesoret / Vdesin dy të burogur në Idrizovë. Ja emrat e tyre
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 16:57:15Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com±m¦Sÿ

Vdesin dy të burogur në Idrizovë. Ja emrat e tyre

Dy të burgosur në afat prej 24 orëve vdiqën pasi që ishin transferuar për trajtim mjekësor në Klinikat e Shkupit. Në pritje të rezultateve të obduksionit, autoritetet përgjegjëse theksojnë se nga ana e tyre ishte ndërmarrë gjithçka për shërimin e tyre. Bëhet fjalë për 73 vjeçarin me inicialet M.A nga Gostivari dhe 56 vjeçari me inicialet S.R nga Reçani i Gostivarit, që po vuanin dënimin në burgun e Idrizovës.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmojnë për TV21, se me kërkesë të prokurorit publik është kryer obduksioni, por nuk jepen ende rezultatet për shkaqet e vdekjes së tyre.

“Me kërkesë të prokurorit publik është kryer obduksioni, por duhet të bëhen edhe analizat mikroskopike dhe toksikologjike, rezultatet e të cilave rëndom vonohen dy javë. Pastaj duhet dorëzuar raportin mjekësor edhe tek Prokurori Publik, i cili do të tregoj se cilat kanë qenë shkaqet e vdekjes së dy të burgosurve”, tha Aleksandar Stankov, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Drejtori i Burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski theksoi se për rastin janë ndërmarrë të gjitha masat që kanë qenë në kompetencë të tyre.

“Ajo çka na takonte neve, si drejtori e burgut, ne e bëmë: lajmëruam ndihmën urgjente, por ku është dërguar ai, ne nuk e dimë. Duke pasur parasysh se personi në fjalë edhe më parë kishte qenë trajtuar nga ana mjekësore, unë besoj se mjekët e dinë se ku duhet të jetë e hospitalizuar. Unë mund të konfirmoj se i dënuari, ishte vendosur, katër ose pesë muaj, në hapësirë të veçantë të burgut për mbikëqyrjen intensive mjekësore të gjendjes së tij shëndetësore”, tha Pejkovski.

Ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve të Maqedonisë, Mitasin Beqiri, shprehet skeptik për vdekjen e këtyre dy të burgosurve. Profesori i kriminologjisë thotë se burgu i Idrizovës është vatra e shkeljes së të drejtave të njeriut, që është me kapacitet për 900 persona, kurse aty vuajnë dënimin dyfishi i të burgosurve.

“Janë të stërngarkuar burgjet me persona të dënuar, veçanërisht me të dënuar politik. Nëse bisedojmë për kushtet brenda, ato janë katastrofale. Të mbahen 2.200 të burgosur në burgun e Idrizovës, ku dihen parametrat edhe me ligjin mbi ekzekutimin e sanksioneve penale edhe me rregulloren e burgut, dihen kushtet si duhet të qëndrojnë personat e dënuar brenda. Nuk respektohet asnjë parametër!”, tha Mitasin Beqiri, Profesor i kriminologjisë.

Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut thonë se gjendja në burgje është katastrofale, por sipas tyre organizatave joqeveritare dhe mediave që prej dy vjetësh iu është ndaluar hyrja në burgjet e vendit.

“Megjithatë, kohëve të fundit problemi më i madh në burgjet tona është mungesa e kushteve për shërbime mjekësore. Kjo do të thotë që burgjet tona nuk sigurojnë kujdesin e duhur mjekësor për personat që gjenden atje. Shumë shpesh kemi persona të sëmurë që gjenden në burgje, ku gjendja e tyre duhet të përkeqësohet deri në atë masë, që ata të jenë në prag të vdekjes për t’i dërguar ata të mjeku. Nga kjo ndodh që gjatë transportimit ata të vdesin në auto-ambulanca ose shumë shpejt posa të arrijnë nëpër spitale”, u shpreh Vojsllav Stojanovski, Këshilltar ligjor nga Komiteti i Helsinkit.

Avokati i popullit është i vetmi institucion që aktualisht mund të ketë qasje në burgjet dhe qendrat korrektuese të Maqedonisë. Nga zyra e këtij institucioni thonë se këshillat e avokatit të popullit nuk merren parasysh, as ngritja e padive penale tek gjykata dhe prokuroria nuk merren në shqyrtim.

Në raportin vjetor të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve nuk është paraqitur numri i vdekjeve në burgjet e Maqedonisë, por sipas të dhënave të Komitetit të Helsinkit në dy vjetët e fundit kanë humbur jetën 7 të burgosur.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *