Home / Lajme / Maqedoni / Vëllezërit nga Shkupi vjedhin 76 mijë euro nga kartelat për pagesa nga shtetas të huaj

Vëllezërit nga Shkupi vjedhin 76 mijë euro nga kartelat për pagesa nga shtetas të huaj

Dy vëllezër nga Shkupi kanë arritur të vjedhin të dhëna nga kartelat për pagesa nga qindra shtetas të huaj me të cilat më pas kanë kryer shumë qarkullime jolegale, informojnë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shuma të cilën e kanë përvetësuar është një nga krimet më të mëdha të këtij lloji në vend, edhe atë rreth 76 mijë euro. Për krimin dyshohen B.Z. (37) dhe V.Z. (46), të cilët ngarkohen për vepër penale bashkëpunimi dhe përdorim të kartelave të rrejshme për pagesa.

Sipas policisë, vëllezërit nga muaji mars 2015 kanë falsifikuar kartela pagesore të shtetasve të huaj dhe kanë bërë më shumë se 1 mijë rezervime fiktive të firmës së tyre. Më pas përmes internetit kanë blerë të dhëna bankare nga kartelat e vërteta për pagesa. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *