Home / Shëndeti / Vendosni një vezë në sallatë! Ja përfitimet shëndetësore

Vendosni një vezë në sallatë! Ja përfitimet shëndetësore

Një studim sugjeron një mënyrë të shijshme për të marrë më shumë vitaminë E çdo ditë, ndërsa shijojmë një sallatë të shumëngjyrshme duhet të vendosim edhe disa vezë në të.

Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”.

Kjo i është atribuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

 Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si tek njeriu ashtu edhe tek kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Purdue, në Indiana të Amerikës, zbuluan se kur vullnetarët e studimit konsumuan sallatë me 3 vezë të ziera, ata absorbuan 4.5-7.5 herë më shumë vitaminë E.
Vitamina E është e tretshme, që do të thotë se absorbohet nga trupi së bashku yndyrat, si vajrat, farat dhe frutat e thata. Kjo vitaminë gjendet edhe tek perimet, por trupi nuk mund ta absorbojë siç duhet.

Pak vaj ulliri ose vaj sallatash mund të rrisin absorbimin e antioksiduesve nga perimet, kanë treguar studimet e mëparshme. Studimi sugjeron gjithashtu se suplementet e vitaminës E absorbohen më mirë kur merren me ushqime ose lëngje të yndyrshme.
Vezët në vetvete janë të pasura me lëndë ushqyese shumë të shëndetshme, si aminoacidet, acidet yndyrore të pangopura dhe vitaminat B.

Të kuqet e vezës përmbajnë rreth 3 gramë proteina dhe 4-5 gramë yndyra, ndërsa të bardhat e vezës përmbajnë rreth 3 ½ gramë proteina dhe zero yndyra./albeu.com/

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *