Home / Kryesoret / VIDEO/ Lirohet Ramush Haradinaj, por …

VIDEO/ Lirohet Ramush Haradinaj, por …

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është liruar nga burgu. Vendimi është marrë nga gjykata e Colmarit, ku ai u ndalua pak ditë më parë.

Haradinaj është lënë i lirë me kusht.

Sipas vendimit të gjykatës, ai nuk duhet të largohet nga Franca dhe duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet.

Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon ka kërkuar nga gjykata lirimin e tij, ku pas shqyrtimit të dokumentacionit, Gjykata në Colmar vendosi që Haradinaj të lirohet me kusht.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *