Home / Lajme / Kronika e zezë / Video/ Tiranë, gjen vdekjen nga zjarri në ashensor një vajzë

Video/ Tiranë, gjen vdekjen nga zjarri në ashensor një vajzë

Një vajzë ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në kryeqytet.

Shkak u bë një zjarr i rënë rreth orës 10:00, në kollonën e ashensorit të një pallati në rrugën “Muhamet Deliu”, në zonën e Freskut.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se viktima është gjetur brenda ashensorit dhe dyshohet të jetë karbonizuar.

zjarri-tr

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e zjarrfikëses dhe të policisë, të cilët bënë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit dhe shuarjen e flakëve.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe gjetjen e shkakut të zjarrit./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Hetimet – Shqiptari ekzekutohet në Monza të Italisë

Një 24 vjecarë shqiptar, me inicialet I.B, është qëlluar për vdekje me armë zjarri para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *