Home / Lajme / Maqedoni / Video Zaev zbarkon bagerin në Haraçinë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-17 21:13:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com"

Video Zaev zbarkon bagerin në Haraçinë

Zyrtarët e lartë të LSDM sot qëndruan në Haraçinë, komuna ku kjo parti siguroi më shumë vota në zgjedhjet e 11 dhjetorit.  Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Oliver Spasovski i pyetur nga TV21 nuk deshti të komentojë arsyen e vizitës. Banorët që pritën delegacionin e LSDM thanë se kanë biseduar për hallet e tyre dhe asgjë politike.

“Ishte Oliver Spasovski dhe Lubco Nikollovski, ishin per ta vezhguar ekskavatorin qe e kan derguar se a eshte duke punuar apo jo. Zaevi pas dates 29 do te flas kur duhet te flas”, u shpreh Agron Halimi, banor i Haraçinës.

“Unë shtatë dimra jam këtu, asnjë herë në këtë rrugë ku jam unë tani nuk ka lëvizur ndenje ekskavator. Ujësjellësi si pikë e parë me 17 mijë banorë, dy kanalizimi, tre rrugët të pa asfaltuar, shkolla me kushte shumë të vështira, është turp i madh shekulli 21. Spasovski na premtoj se nga lagja Hekurana, do ta sjell ujin”, tha Ferat Imeri, banor i Haraçinës.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit në komunën e Haraçinës, koalicioni i LSDM doli partia e parë fituese me 2040 vota, duke lënë prapa partitë tjera. Deputeti Muhamed Zekiri ka theksuar se LSDM nuk do të zhgënjej shqiptarët, që sipas tij janë rreth 70 mijë.

“Shqiptarët kanë bërë historinë duke votuar LSDM-në kështu duke rrëzuar një sistem diktatorial…Nuk do ti zhgënjejmë”, tha Zekiri.

Nga kjo parti edhe pas 9 ditëve, nuk flasin për Deklaratën e e nënshkruar nga BDI, Rilindje me BESË dhe Aleanca për Shqiptarët, e cila tanimë sipas këtyre partive është platformë bazë e tyre në negociatat për formimin e Qeverisë së re.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *