Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Javën e ardhshme do t’i fillojmë bisedimet me BDI-në

VMRO-DPMNE: Javën e ardhshme do t’i fillojmë bisedimet me BDI-në

Partia e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE, ka informuar se gjatë javës së ardhshme do të fillojnë bisedimet me BDI-në si fituese në bllokun politik shqiptarë, për formim të Qeverisë së re.

“VMRO-DPMNE-ja pret që gjatë javës së ardhshme zyrtarisht t’i fillojë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë së re, se a do të kenë sukses do të kuptohet deri në përfundim të afati ligjor respektivisht më 29 janar. Nuk planifikojmë që më çdo kusht të formojmë qeveri të re, veçanërisht jo në rast të ndryshimit të Kushtetutës për futjen e dygjuhësisë në territorin e vendit, për atë nuk kemi mandat nga qytetarët tanë. Në periudhën paraprake pamë se sa PSP-ja është e politizuar. Mandati dhe kompetenca e PSP-së do të respektohet por nuk do të bëhet pjesë e politikës”, është shprehur Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja në një intervistë për Kanal 5./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *