Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Me vendimin për rastin “Puç”, Janeva vetëm që vërtetoi se është instrument i LSDM-së dhe Soros-it
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 10:02:11Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

VMRO-DPMNE: Me vendimin për rastin “Puç”, Janeva vetëm që vërtetoi se është instrument i LSDM-së dhe Soros-it

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE e vlerësoi si skandaloze, të turpshme dhe politike vendimin e Prokurorisë speciale publike (PSP) të tërheq akuzën për rastin “Puç”, transmeton Zhurnal. Në kontekstin e negociatave për formimin e qeverisë, në seancën e KE e riaformuan mbështetjen e liderit të partisë së Nikolla Gruevskit të vazhdojë me aktivitetet në këtë drejtim për shkakun se , siç theksojnë, vullneti i qytetarëve është imperativ.

Komiteti Ekzekutiv, siç qëndron në deklaratën, në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe analizoi vendimin skandaloz të fundit të PSP-së ku Zoran Zaev për herë të dytë i hikë përgjegjësisë penale në të cilën është kapur.

“Në bazë të fakteve ligjore, ishte e vlerësuar se bëhet fjalë për vendim të turpshëm me të cilën PSP si organ që ndjek krimet, promovoi veten si organ I LSDM-së , detyrë fillestare e së cilës është të mbrojë krimin e Zoran Zaevit dhe shoqeatës keqbërëse e formuar reth tij. Ky vendim paraqet edhe një lloj presedani sepse publiku ekspert nuk kujton në praksën ligjore në Republikën e Maqedonisë ndonjë prokuror të tërhiqet nga akuza në këtë faze të procedures, kur aktakuza është në fuqi dhe e vërtetuar nga këshilli  gjykatësve. Me vendimin partiak të Katica Janevës prishet edhe  gjykimi i mëparshëm e theksuar pas pranimit të njërit nga anëtarët e shoqeatës keqbërëse të Zaevit dhe Verushevskit”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-DPMNE-së, vendimi politik i Janevës është vërtetimi i duhur se Zaev dhe Verushevski janë kapur në krim dhe se organet e hetimit e kanë arsyetuar rastin me dëshmi të forta.

“Në të kundërtën nuk do të ekzistonte arsye Katica Janeva për herë të dytë të shpëtojë Zoran Zaevin nga përgjegjësia penale. Katica Janeva vetëm e vërtetoi se është vetëm një instrument i LSDM/Soros. Do të ketë drejtësi dhe qetësi kur kriminelët si Zoran Zaev do të përgjigjen para gjyqit dhe nuk do të ekzistojnë më Katica të ndryshme dhe PSP që ti shpëtojnë. Do të ketë drejtësi dhe qetësi sepse qytetarët i lexuan mercenarët e LSDM/Soros të cilët heshtin dhe fshihen pas abolimit të dytë të kriminelit Zaev, deklaroi VMRO-DPMNE
Drejtësia para institucioneve të Maqedonisë, thonë nga partia, do ta mbërrijë Zaevin dhe shoqatën e tij keqbërëse, herët ose vonë ata patjetër të përgjigjen për gjithë çfarë kanë bërë në Republikën e Maqedonisë dhe popullit Maqedonas.

KE i VMRO-DPMNEsë i inkurajon institucionet të punojnë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe të mos lejojnë krimineli të kalojë i pa dënuar. Zaev, siç potencohet, nuk është dhe nuk guxon të jetë i privilegjuar dhe nga qytetarët e tjerë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *