Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Qytetarët do e dënojnë LSDM-në në zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE: Qytetarët do e dënojnë LSDM-në në zgjedhjet lokale

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë thënë se qytetarët e Maqedonisë do e dënojnë LSDM-në në zgjedhjet lokale.

“Qendra për komunikime të LSDM-së e mbështetur nga fondet e Soros-it vërtetoi se përfundimisht aspak nuk kujdesen për mbi 120,000 qytetarë nga Kumanova të cilët tanimë 3 muaj po mbyten nga ajri i ndotur.

Egziston tendencë serioze tek qytetarët në Kumanovë të shfaqen sëmundje kancerogjene, për të cilat drejt për drejt do të fajësohet LSDM dhe qeverisja lokale“, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja në një konferencë për shtyp.

“Nëse LSDM ishte aq përgjegjëse dhe kujdesej për qytetarët, të njëjtat masa do t’i merte edhe për Kumanovën.

LSDM dhe lideri i tyre partiak duan të gazifikojnë qytetet me shembull Strumicën. Kjo do të thotë tua ndajnë furnizimin e gazit Mitko Andreevskit dhe nëpërmjet tenderëve të dyshimtë duke e shitur gazin për dyfish më i shtrenjtë nga ajo furnizuese dhe ti thithin paratë e qytetarëve.

LSDM-së dhe Zoran Zaevit nuk u interesojnë qytetarët dhe zgjidhja e nevojave të tyre reale. Atyre iu intereson vetëm për ‘bonbona’ bizneset, dhe tenderët për gazin dhe thithja e parave komunale.

Për këtë shkak, në zgjedhjet lokale, qytetarët do ta dënojnë punën kriminalo-mafioze të LSDM-së, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në deklaratën e VMRO-së. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *