Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Rruga e re e boemëve e Zhernovskit kushton 710.000 euro
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 13:55:17Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

VMRO-DPMNE: Rruga e re e boemëve e Zhernovskit kushton 710.000 euro

VMRO-DPMNE-ja sot reagoi ndaj punës së kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovski, për rregullimin e rrugëve të boemëve dhe vlerën e tyre.

“Qytetarët e komunës Qendër nuk mund t`ia dalin në fund me rrugët e papastruaran nga dëbora dhe akulli, por Andrej Zhernovski është kryetari i vetëm i komunës i cili u ofron për kënaqësi 270 metra rrugë boemike e cila kushton 710.000 euro”, deklaroi sot Jordan Ristevski, këshilltar në Komunën Qendër nga VMRO-DPMNE-ja.

Për çdo metër nga kjo rrugë boemike, sipas Ristevskit, Zhernovski ka paguar nga 2.629 euro.

“Jo realizimi i punës së Zhernovskit kulminoi me rregullimin e rrugës së dytë boemike nga 270 metra, rrugë e cila kushton rreth tre kopshte të fëmijëve në komunën Qendër”, tha Ristevski.
Sipas furnizimit publik të cilin e ka firmosur komuna Qendër, siç tha ai, vlera e vlerësuar e marrëveshjes ka qenë 39.661.017 denarë, ndërsa madje shuma e plotë e cila është paguar ka qenë 43.632.737 denarë ose katër milionë denarë më shumë.

“Qytetarët meritojnë që Andrej Zhernovski t`u shpjegojë se ku janë harxhuar ato katër milionë denarë. Që të jetë edhe më spektakolare Rruga e Boemëve 2, Zhernovski për rregullim të renditjes së drurëve ka paguar madje 860.000 denarë”, tha Ristevski, i cili gjithashtu kërkon përgjigje se sa kushtonte hapja e rrugës.

Ristevski pohon se të dy rrugët boemike në komunën Qendër kushtojnë më shumë se 1.2 milionë euro të holla të qytetarëve të komunës Qendër.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *