Home / Kryesoret / VMRO gati ftesën, BDI gati kushtet
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 14:41:59Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

VMRO gati ftesën, BDI gati kushtet

VMRO ka gati ftesën për BDI-në lidhur me fillimin e negociatave për të formuar Qeverinë e re, ndërsa pret që partia e Ahmetit të respektojë vullnetin e shumicës maqedonase në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kështu ka thënë në një prononcim për gazetën KOHA, Ivo Kotevski, zëdhënës i VMRO-së.

“Është çështje ditësh kur VMRO do të ftojë BDI-në bisedime për ndarjen pushtetit, parti që ka fituar më shumë deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit nga votuesit shqiptar. Ne në VMRO realisht presim që BDI të respektojë vullnetin e shumicës maqedonase. Mendoj se kjo duhet të ndodhë…”, ka thënë Kotevski.

Ditë më parë, numri një i BDI-së Ali Ahmeti tha se çështja e koalicionit është çështje që duhet analizuar dhe menduar, “mund të merret një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e vendit apo procese tepër të rëndësishëm për shtetin dhe rajonin”.

“Ne do fillojmë të bisedojmë me partinë e parë që ka marrë mandatin. Deri tani nuk ka pasur asnjë takim zyrtar me asnjë forcë politike në vend, as me VMRO-në e LSDM-në. Para së të takohem me z. Gruevski analiza që është në BDI është se duhet të finalizohet se ç’drejtim dhe ç’pozicione do mbajë BDI karshi VMRO-së dhe subjekteve tjera.

Do bëjmë koalicion me VMRO-në, me LSDM-në, do bëj ofertë për qeveri teknike, të zgjeruar ashtu siç e kemi pasur deri në dhjetor apo BDI do marrë një vendim për të qëndruar në opozitë? Pra gjitha këto opsione janë të hapura”, kishte thënë Ahmeti në Click plus në TV21

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *