Home / Lajme / Rajon / Vuçiq thotë se ka garanci nga India për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Vuçiq thotë se ka garanci nga India për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri indian, Narendro Modi, do t’i japë përkrahje të plotë integritetit territorial të Serbisë, përkatësisht, “India në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

I pari i Qeverisë serbe pas takimit me kryeministrin indian ka theksuar se kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për Serbinë, “marrë parasysh me siguri sërish do të ketë votime për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”.

“Do ta lusim që të jetë absolutisht kundër”, citon Tanjug të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se do të flasë edhe me kryetarin e Kenisë Uhuruo Keniata, të cilin po ashtu do ta lusë që të votojë kundër Kosovës në UNESCO.

“Kenia, me iniciativën e kryetarit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo ka qenë e përmbajtur gjatë votimit në UNESCO. Do të përpiqemi të marrim votën e tyre sebep në UNESCO numërohen votat vetë për e kundër”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *