Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Ivanov të tregohet burrështetas, t’ia dorëzoi mandatin Zaevit (Video)

Xhaferi: Ivanov të tregohet burrështetas, t’ia dorëzoi mandatin Zaevit (Video)

Deputeti i Bashkimit Demokratike për Integrim (BDI), Talat Xhaferi, ka theksuar se presidenti i Maqedonisë, George Ivanov duhet që mandatarin për formimin e Qeverisë së re ta kaloj te Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e Zoran Zaevit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se Ivanov nuk e ka luajtur rolin e një burrështetasi, sepse sipas tij, ai ka qenë shpesh herë i ndikuar nga partia pjesë e së cilës ka qenë ai vet.

“Ivanov – ndonëse është zgjedhur nga votat direkte të popullit – ka qenë kandidat i OBRM-PDUKM. Ai duhet të reflektojë për atë që është praktikë demokratike dhe parlamentare, duke e kryer kështu detyrën si duhet”, ka shtuar Xhaferi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *