Home / Lajme / Botë / Xhihadistët po përgatiten që t’i helmojnë gjermanët

Xhihadistët po përgatiten që t’i helmojnë gjermanët

Qeveria e Angela Merkel ka publikuar raportin në të cilin pretendohet se në Gjermani ekziston rreziku i madh nga sulmi kimik i “kryerësve islamist”.

Forcat e armatosura gjermane janë në gjendje gatishmërie për shkak të sulmit të mundshëm kimik të xhihadistëve në depozitat e ujërave të pijshëm, pretendohet në raportin e qeverisë gjermane.

Në raportin mbi shërbimin në gjendje të jashtëzakonshme dhe të agjencive të inteligjencës kërkohet që të përgatiten për mundësi të sulmit të rrezikshëm.

Në raport, në të cilin kishte qasje gazeta gjermane Bild, theksohet se ekziston mundësia që “grupi i vendosur dhe mirë i trajnuar terrorist mund të jetë në pozitë që të shfrytëzojë mundësinë për kryerjen e sulmit kimik”.

“Xhihadistët islamik janë në gjendje që të furnizohen dhe shfrytëzojnë sasi të mëdha të substancave kimike dhe ekziston mundësia reale e sulmit kimik”, shkruan gazeta.

Në raport është paralajmëruar se ekziston rreziku i lart nga mundësia që terroristët të përdorin substanca kimike në depozitat e ujit dhe të ujit të pijshëm në ndërtesa të mëdha të banimit dhe të sulmojnë infrastrukturën e industrisë kimike.

“Forcat e armatosura gjermane po përgatiten për këto kërcënime shumë më intensivisht sesa përpara”, shtohet në raport./gazetametro.net

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *