Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Ka ardhur koha që secili krim të merr dënimin e merituar, institucionet të bëjnë punën e tyre
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-06 12:51:16Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Zaev: Ka ardhur koha që secili krim të merr dënimin e merituar, institucionet të bëjnë punën e tyre

Ai në këtë intervistë flet për zgjedhjet ku ka fituar demokracia, koncepti për bashkim e jo për ndarje, ka thënë mes tjerave Zaev në intervistën e tij për të përditshme Kurir në Beograd, informon Zhurnal.

Kemi arritur sukses historik bashkë me qytetarët, mbi 612 mijë qytetarë në këto zgjedhje zgjodhën ndryshimet, me stilograf dhe votë i dhanë fund regjimit për të ndarë shtetin nga partia që për 10 vite kishte okupuar institucionet, ka thënë mes tjerave Zaev.

Lidhur me ndarjen e mandatit, Zaev ka thënë se do presin momentin që partitë të formojnë shumicën në parlament.

Tash që flas akoma nuk është mbajtur seanca e konstituimit të parlamentit, pastaj në afat prej 10 ditës presidenti duhet të ndajë mandatin për formimin e qeverisë, qytetarët zgjodhën ndryshimet e për këtë parandjejë se vendi do ketë një qeveri të përgjegjshme para qytetarëve, thekson më tej Zaev.

Lidhur me atë se a priten arrestime për afera që tronditën vendin, Zaev ka thënë se ka ardhur koha që institucionet të bëjnë punën e tyre.

Ka ardhur koha kur institucionet të bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe kushtetutës për nevoja të qytetarëve, drejtësia duhet të jetë e kënaqshme dhe ky do jetë mesazh jo vetëm për vendin por edhe për rajonin dhe botën se askush nuk është i paprekshëm dhe secili krim do të mer dënimin e merituar, ka thënë mes tjerave Zaev, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *