Home / Lajme / Maqedoni / Zaev kërkon rrugëdalje t`i ikë drejtësisë për rastin “Ryshfeti”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-24 09:10:09Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Zaev kërkon rrugëdalje t`i ikë drejtësisë për rastin “Ryshfeti”

VMRO-DPMNE sot duke iu referuar shtyrjes së seancës gjyqësore për rastin “Ryshfeti” në të cilin lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i akuzuar për kërkim ryshfeti, vlerësojnë se ai kërkon mënyrë si ti ikë drejtësisë, transmeton Zhurnal.

Në dreklaratën e VMRO-DPMNE thuhet se shtyrja e djeshme të seancës gjyqësore dhe kërkesa të përjashtohen prokurorët publik, Zaev ka zgjedhur një taktikë të re për të mos përgjigjet para ligjit.

Sipas VMRO-DPMNE, Zaev don vetëm të bashkëpunojë me Prokurorinë speciale publike, e cila siç thuhet, ia ka dhuruar abolimin e dytë.

“Zoran Zaev do të përgjigjet për krimet dhe do të kthejë gjithçka që ka vjedhur sipas të njejtit princip: euro për euro, prapa tek qytetarët e dëmtuar”, thuhet në deklaratën.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *