Home / Lajme / Maqedoni / Zaev pret në takim ambasadorin francez: Proceset demokratike të vazhdojnë, Maqedonia është para shancës së vërtetë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 14:09:53Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com"

Zaev pret në takim ambasadorin francez: Proceset demokratike të vazhdojnë, Maqedonia është para shancës së vërtetë

Lideri i LSDM Zoran Zaev sot ka pritur në takim ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie, informon Zhurnal.

Në takim është shprehur qëndrimi se Maqedonia është para shancës së vërtetë që të hapërojë drejt stabilitetit euroatlantik dhe shteti të vazhdojë në proceset demokratike.

Zaev, sipas kumtesës, ka thënë se shumica e qytetarëve kanë kërkuar ndryshime në zgjedhje dhe se tani është i rëndësishëm vullneti i tyre të kalojë në institucione.

“Pritjet tona janë se qytetarët do të fitojnë qeveri të re  përgjegjëse siç vendosën në zgjedhje. Qeveria e re e qytetarëve do t`u përkushtohet prioriteteve reformuese nga raportet e Pribe dhe Komisionit Evropian, sepse qytetarët e Maqedonisë fuqishëm janë të përcaktuar drejt vlerave evropiane. Ndryshimet në Maqedoni kanë filluar, tani nevojitet të vazhdohet nëpër rrugën e vërtetë, për jetë dinjitoze dhe cilësore për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë, një shoqërie e drejtë dhe ligjore e qytetarëve të barabartë” ,ka thënë në takim Zaevi, i cili ka theksuar edhe se për progresin e mëtejme të Maqedonisë është me rëndësi mbështetja nga Franca miqësore dhe nga ana e vendet e tjera mbështetëse.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *