Home / Kryesoret / Zaevi pret t’i ndahet mandati

Zaevi pret t’i ndahet mandati

Kryetari Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev, tha se pret që presidenti i shtetit t’ia ndajë atij mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Kërkesa e Zaevit vjen menjëherë pas dështimit të Nikolla Gruesvkit për të grumbulluar numrin e mjaftueshëm të mandateve për të formuar qeverinë e re.

“Pres që Gjorgje Ivanovi të ma ndaj mandatin për formimin e qeverisë së re, të gjitha opsionet e tjera do të paraqesin shkelje të kushtetutës dhe keqpërdorim të funksionit president i shtetit. Me rëndësi jetike për vendin është formimi i një qeverie e cila do të pasqyroj vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Vendit i nevojitet një qeveri e cila do t`i bashkojë qytetarët në vend se t’i përçajë”, ka theksuar lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

I pyetur për platformën e nënshkruar nga ana e partive politike shqiptare, Zaev edhe kësaj here ka thënë se vetëm pasi t`i ndahet atij mandati do të deklarohet për qëndrimet konkrete të partisë së tij lidhur me kërkesat e shqiptarëve të përfshira në këtë platformë.

“Kam thënë se kemi qëndrim thelbësor edhe për Platformën Shqiptare. Shpresoj se do ta fitojmë mandatin që menjëherë t’i themi qëndrimet tona”, ka theksuar Zoran Zaev.

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, do të fillojë me konsultime me institucionet kompetente dhe partitë politike, bëjnë të ditur nga presidenca e Maqedonisë.

Përderisa Nga VMRO DPMNE e Nikolla Guevskit për Radion Evropa e Lirë shkurt kanë theksuar se do të respektojnë Kushtetutën pa dhënë detaje se kur do të kthejë mandatin Nikolla Gruevski.

“Do të veprojmë në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Ivo Kotevski zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Por, Bajram Pollozhani, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin FON të Shkupit, ish gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, vlerëson se këtë radhë nuk duhet të shpejtojë presidenti me ndarjen e mandatit ashtu siç veproi duke i dhënë mandatin Gruevskit pa siguruar shumicë parlamentare, me këtë duke shkelur dhe kushtetutën e vendit.

“Gjorgje Ivanov kësaj radhe nuk duhet të ngutet për t`ja dhënë dikujt mandatin pa u siguruar në pikëpamje formale juridike se ekziston një kandidat nga partitë të cilat deklarohen se do të hyjnë në koalicion duke siguruar mazhorancën absolute”, nënvizon për Radion Evropa e Lirë Bajram Pollozhani.

Ndërkaq Arben Taravari, sekretar i Lëvizjes për Reforma nga Partia Demokrate Shqiptare, thotë se mandatari Gruevski sa më parë duhet të kthejë mandatin sepse ai edhe ashtu e mori mandatin duke shkelë Kushtetutën pa siguruar shumicën, synoi të formojë qeverinë. Për këtë parti, thekson Taravari, prioritet mbetet realizimi platformës së përbashkët.

“Për ne si aleancë, për shqiptarët e kemi bërë të njohur se për ne më me rëndësi është jetësimi i platformës së përbashkët mes partive politike shqiptare, kështu që cila do qoftë nga partitë maqedonase ofron realizimin e kësaj platforme do të marrë mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare”, ka theksuar Arben Taravari.

Përderisa Lëvizja Besa, për Radion Evropa e Lirë kanë njoftuar se në mbrëmje do të mblidhet kryesia e partisë për të vendosur rreth hapave të mëtejme të kësaj partie, duke thekuar se jetësimi i pikave të përfshira në platformat e partive shqiptare si dhe mospërfshirja e personave që hetohen nga Prokuroria Speciale mbetet boshti kryesor për t’i dhënë mbështetje kushdo që merr mandatin, pas dështimit të Nikolla Gruevskit për të formuar qeverinë.

Ndryshe pas dështimit të bisedimeve mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani mbrëmë ka njoftuar se partia që përfaqëson nuk ka gjetur pika të përbashkëta për koalicion me VMRO-në, ndërsa nuk ka miratuar as ndonjë vendim tjetër lidhur me pesë pikat e saj, për koalicion me LSDM-në, për zgjedhje të parakohshme, qeveri të zgjeruar apo mbetjen e saj në opozitë.

Përderisa VMRO DPMNE pas dështimit të bisedimeve si mundësi për dalje nga kriza e re ka përmendur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *