Home / Lajme / Botë / Zbulohen detajet / Ç’do të ndodhë gjatë inaugurimit të Trumpit

Zbulohen detajet / Ç’do të ndodhë gjatë inaugurimit të Trumpit

Për disa do të pritet me frikë, për të tjerë me gëzim, por nuk ka asnjë dyshim se bota nuk do të jetë njësoj, pas inaugurimit të Donad J. Trumpit, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo fushatë nuk ka qenë aspak normale.

Donald Trump Holds Campaign Rally In Albany, NY

Atëherë, çfarë do të thotë kjo për Ditën e Inaugurimit? Çfarë duhet të presim? Dhe përse vallë Buzzfeed ende nuk ka nxjerrë asgjë në lidhje me të?

Fatmirësisht, kam qenë me fat të marr një kopje të itinerarit të inaugurimit, që vë theksin në pjesët kryesore të kësaj dite historike. Buzzfeed nuk është e vetmja media që ka lidhje me agjentë të fshehtë të MI6-ës.

I gjithë aktiviteti do të jetë jotradicional, që nga fillimi.

Mbërritja

Trumpi do të mbërrijë me helikopter, dhe jo me një varg makinash. Helikopteri nuk do të ulet që ai të zbresë, do të fluturojë mbi ndërtesën e Kongresit, dhe Trumpi do të zbresë poshtë duke përdorur vetëm paruken e tij si parashutë.

Betimi

Presidenti i ri do të nisë ceremoninë duke u betuar mbi Bibël. Ai duhet të zgjedhë Biblën që përdor. Dhe kjo do të jetë botimi i parë i biblës së tij, “Arti i Marrëveshjes”.

Fjalimi

Pasi të bëjë betimin, Trumpi do të mbajë fjalimin e tij të parë para kombit, si president. Në rusisht. Normalisht fjalimi është shumë i gjatë, por ai i Donaldit do të mbahet në deklarata të cilat janë jo më shumë se 140 gërma secila.

Trumpi do të premtojë të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Amerikën përsëri të madhe. Nëse nuk funksionon, ai do të bëjë atë që ka bërë me shumë sukses, në shumë prej bizneseve të tij të mëparshëm, dhe do të shpallë falimentimin.

Presidenti Trump do të flasë se si ka në plan të ngrejë një mur, mes asaj që ai bën si president dhe bizneseve të tij. Muri do të jetë i lartë dhe fëmijët e tij do të drejtojnë Organizatën Trump nga ana tjetër e atij muri, në Zyrën Ovale. Ai premton ta ngrejë murin, sapo Meksika të paguajë për të.

Në fjalim, ai gjithashtu do të shpallë listën e tij të përditësuar, të aleatëve dhe armiqve të SHBA. Lista bazohet tek njerëzit që thonë gjëra të mira për Trumpin. Vendet e listës së keqe do të bombardohen e do të bëhen shkrumb e hi.

Për nder të bashkëshortes së tij Melania, gjysmë e dytë e fjalimit do të kopjohet nga një ish president: Richard Nixon.

Familja

E gjithë familja e Trumpit do t’i bashkohet atij për këtë ngjarje, fëmijët dhe Zonja e Parë. Por plani nuk është që Melania të jetë një Zonjë e Parë tipike në Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, ajo as nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë: do të qëndrojë në Nju Jork. Bija e Trumpit, Ivanka, do të kryejë detyrat që normalisht i kryen bashkëshortja e presidentit. Donaldi mezi po pret.

Festimet

Pas fjalimit fillon festa. Trumpi ka patur shumë vështirësi për të bindur njerëz të famshëm që të marrin pjesë në festime, edhe pse unë ende po pres një telefonatë. Jam i sigurtë që thjeshtë nuk e kanë numrin tim.

Zëdhënësi i tij ka thënë se sido që të jetë, ky inaugurim nuk ka nevojë për shumë njerëz të famshëm, sepse, si figura kryesore e emicionit “The Apprentice”, Trumpi është më i madhi i të gjithë atyre. Shumica e njerëzve në Shtëpinë e Bardhë do të shpresojnë për një ndezje të shpejtë.

Plani është për ta bërë të gjithë ceremoninë një aferë më sensuale. Gjë që ka kuptim, përderisa aferat janë një gjë në të cilën Donaldi ka shumë eksperiencë.

Nga ERICH MCELROY, Opinionist dhe komedian amerikan me banim në Britaninë e Madhe, shkruan “The Independent”, percjell “bota.al”.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *