Home / Kryesoret / Zbulohet skandali në Rinas, kjo është arsyeja pse njerëzit janë bllokuar në aeroport (Foto)

Zbulohet skandali në Rinas, kjo është arsyeja pse njerëzit janë bllokuar në aeroport (Foto)

Ditën e sotme denoncime pafund kanë ardhur pranë “JOQ” për bllokimin e pasagjerëve në aeroportin e Rinasit për orë të tëra. Orë të gjata në pritje, pleq dhe fëmijë dhe në fund marrin vesh se udhëtimet janë anuluar.

Kjo është situata që ka kapluar Aeroportin e Rinasit. Qytetarët të indinjuar nga pritja e gjatë dhe më pas nga anulimi janë shprehur se nuk e pranojnë anulimin e fluturimit në kohën kur atyre u duhej të bënin check in, ata thonë se janë 1000 persona të mbledhur dhe se askush nuk po u jep asnjë informacion, aeroporti Nënë Tereza është bërë katastrofë nga rrëmuja.

Por, si qëndron e vërteta e gjithë kësaj situate? Burime konfidenciale për “JOQ” bëjnë me dije se shkak për këtë turp ishte mungesa e kripës për pistën, e cila sapo erdhi nga Rrogozhina. Të gjithë udhëtarët sot janë habitur se si mund të anulohen udhëtimet vetëm për kaq borë që ka rënë nëpistë, për fat të keq ky është turpi i radhës në aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *