Home / Shëndeti / Zbuloni përse shëndosheni në zona të caktuara të trupit

Zbuloni përse shëndosheni në zona të caktuara të trupit

Dimri njihet gjerësisht si stina në të cilën marrim më shumë peshë. Ideja e disa kilogramëve më shumë mund të mos na trembë aq shumë në fillim, por më pas kur mendojmë për stinën e verës apo për plazhin, ndizet automatikisht llapa e kuqe e alarmit.

Mundohemi të gjejmë justifikimet për gjendjen tonë aktuale si për shembull abuzimi me ushqimin gjatë festave ë fundvitit, kequshqyerja apo mungesa e aktivitetit fizik. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Shëndeti i tepërt në disa zona të caktuara të trupit tonë mund të të formohet nga arsye nga më të ndryshmet.

Yndyra në zonën e barkut: Ky është një ndër problemet më shqetësuese të femrave. Mjafton të vishni një bluzë ngjitur pas trupit dhe forma e rrumbullakosur apo shtresat në formë palash duken menjëherë. Ajo që nuk dini është se dhjami i akumuluar në këtë zonë krijohet si pasojë e stresit. Ndoshta po kaloni një periudhë të vështirë në punë dhe familje.

Yndyra nën kërthizë, krahë dhe kofshë: Depozitimi i yndyrës në këto zona të trupit krijohen si pasojë e abuzimit me karbohidratet. Duhet të tregoni kujdes me regjimin ushqimor dhe të pakësoni ushqimet e këqija, pijet e gazuar, konsumin e alkoolit dhe duhanit. Hani sa më shumë fruta dhe perime, drithëra integrale, nënprodukte të qumështit si kosi dhe djathi pa yndyrë.

Yndyra në vithe dhe në pjesën e jashtme të kofshëve: Këto zona të trupit formojnë atë që njihet ndryshe si trungu trupor. Me siguri bëni një punë e cila kërkon të jeni tërë kohës ulur ose jeni duke pëdorur medikamente që sjellin çrregullime të ekuilibrit hormonal. Është vënë re që femrat të cilat përdorin kontraceptivë janë më të prirura të akumulojnë peshë në zonat e sipërmendura.

Yndyra në këmbë dhe në kavilje: Ky ëhstë një problem tjetër shqetësues përsa i përket shtimit në peshë. Nëse keni dhjamë në këtë zonë keni me siguri probleme vaskulare. Qarkullimi i gjakut është më i ngadaltë se zakonisht dhe si pasojë toksina mblidhet në gjymtyrët e mëposhtme që çojnë në fryrje dhe celulit.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *