Home / Kuriozitete / Zëdhënësja e Policisë që informon edhe nga shtrati i gjumit

Zëdhënësja e Policisë që informon edhe nga shtrati i gjumit

Zyrtarja që gjithmonë është e gatshme me çel telefonin, kësaj radhe pas dy tentimeve nuk e hap atë.

Në të tretën herë: O qe bre se t’u u marr me fëmijë, përgjigjet Flora Ahmeti.

Biseda me të jashtë punëve zyrtare vazhdon me të qeshura. Flora duket si një person me jetë të dyfishtë. Nga personaliteti prej një zëdhënëse të Policisë, dallon shumë në jetën e përditshme prej një zoje shtëpie apo një nëne e tre fëmijëve, shkruan lajmi.net

Flora thotë se gjatë këtij viti nuk është lodhur shumë. Madje mohon ta kenë lodhur edhe gazetarët që e thirrin sa herë që në rajonin e Prishtinës ndodh ndonjë aksident apo krim.

“Për këtë punë paguhem unë. Nganjëherë me hap telefonin, nganjëherë me ju than pritni…edhe me ua ndal ndonjëherë”, shprehet ajo.

“Edhe nëse ndodhë ndonjë vrasje, unë s’e kam vra askënd, prandaj s’kam arsye me fsheh asgjë”.

Flora është e gatshme me dhanë informacione në çdo kohë që ndodhin incidentet apo krimet. Ajo kujton se më së voni i ka ndodhur ta thirrin në gjysmë të natës kur pati ndodhur sulmi në Kuvendin e Kosovës.

“O ju jeni të ‘poshter’, si të çoheni thirrni te unë. Ju e keni me rend, një nga një, ndërsa unë jam vet”, thotë ajo duke qeshur, e tregon se më së voni e kanë thirr në ora 1 pas mesnatës dhe më së hershmi në 7 të mëngjesit.

“Këto, pa i numëru mesazhet në viber”, shton ajo.

Ahmeti i ka tre fëmijë, bineq 2 vjeçar dhe tjetri në klasën e parë.

“Përveç juve, unë duhet me u marr edhe me detyrat e shtëpisë së djalit”.

Flora nuk ankohet edhe kur pyetet nëse gazetarët ia kanë prishur ndonjë moment në orët e vona të natës.

“Unë e kuptoj se kjo është puna e jona, me i informu njerëzit. E di që kërkujna nuk i bie ndërmend me më thirr në 11 të natës, por kjo është puna e gazetarit sepse edhe unë vet kam qenë gazetare. Por gjithsesi puna nuk më pengon asnjëherë”, tregon ajo.

“Përveç orëve të vona, unë nganjëherë flej edhe gjatë ditës dhe ju ma prishni gjumin”.

Ahmeti flet edhe për rastet që e kanë prekur emocionalisht. Ajo thotë se në radhë të parë është njeri dhe se ka shumë raste që e kanë mërzitu, por i veçon rastet e kolegëve të saj dhe një rast që ka lidhje familjare.

“Polici i plagosur në një protestë, ka qenë vëllai im i cili më pastaj u dërgua në Turqi për shërim. Sigurisht se duhet me nda profesionin prej jetës personale”. /Lajmi/

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *