Home / Lajme / Botë / Zgjedhja e ambasadores së re amerikane në OKB, lajm i mirë për Kosovën

Zgjedhja e ambasadores së re amerikane në OKB, lajm i mirë për Kosovën

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili nesër, me 20 Janar, bën inaugurimin si President i SHBA-ve, ka nominuar guvernatoren e South Carolina, Nikki Haley, si ambasadore të re të Shteteve të Bashkuara në OKB.

Në mediat amerikane, Haley konsiderohet si person që ka një qasje të ashpër ndaj Rusisë. Ajo është angazhuar për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në Siri dhe Ukrainë. Paraqitja e saj në Senatin amerikan, ku duhet të miratohet nominimi, ishte ndryshe nga politikat afruese me Rusinë, të ndjekura nga Presidenti i zgjedhur, Trump.

Pozita e ambasadorit të SHBA në OKB është një nga pozitat e larta në hierarkinë e administratës amerikane. Kujtojmë se ish Sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, ishte ambasadore e SHBA në OKB para se të merrte pozitën e Sekretares së shtetit.

Rëndësia e zgjedhjes së një ambasadori amerikan në OKB, me qasje të rezervuar ndaj Rusisë, është lajm i mirë për Kosovën duke pasë parasysh se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbahen mbledhjet e rregullta për Kosovën çdo tre muaj, ku Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paraqet raportin e situatës në Kosovë, një procedurë që ka mbetur si relikt i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në këto mbledhje paraqitet një ritual pothuaj i zakonshëm ku shtetet njohëse të Kosovës luajnë rolin e mbrojtësit të saj, ku prijnë SHBA dhe Britania e Madhe, në njërën anë, shteteve që kanë një qëndrim neutral, Kina qe ka një paraqitje kundërshtuese të pavarësisë së Kosovës dhe Rusisë e cila paraqitet me një qëndrim jashtëzakonisht agresiv kundër Kosovës dhe përfaqsuesit të saj deri në atë masë sa të mos bëjë as përshëndetjen e zakonshme në këso rastesh. Në këto takime, Rusia mbështetë në mënyrë të plotë të gjitha trillimet e përfaqsuesve të Serbisë dhe kundërshton ashpër argumentet e përfaqësuesve të Kosovës.

Në këto kushte, një ambasador amerikan që nuk ka mirëkuptim ndaj politikave agresive të Rusisë kundër Kosovës është lajm i mirë për Kosovën. Me zgjedhjen e ambasadores së re amerikane është e pritshme që në OKB dp të vazhdohet me politikat e deritanishme amerikane të ambasadorëve të kaluar amerikanë të cilët mbronin Kosovën nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë dhe Serbisë./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *