Home / Lajme / Botë / Zhdukja dhe vrasja e 20-vjeçares në Islandë, tronditet i gjithë vendi nga ngjarja e rrallë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-23 21:24:40Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Zhdukja dhe vrasja e 20-vjeçares në Islandë, tronditet i gjithë vendi nga ngjarja e rrallë

Islanda hyri në zi ditën e diel pasi një vajzë e re e cila ishte shpallur e zhdukur prej 8 ditësh u gjet e vdekur në plazh, në një krim të rrallë që ka tronditur vendin.

Policia në një deklaratë për shtyp tha se e kishte trajtuar rastin si vrasje, edhe pse “aktualisht nuk ishte e mundur të përcaktohej shkaku i vdekjes”. Islanda gëzon një nga normat më të ulëta të krimit në botë dhe vrasjet janë tepër të rralla, policia patrullon në rrugë e paarmatosur.

 

Por 20-vjeçarja Birna Brjansdottir u gjend e  vdekur në një plazh në jug të Rejkjavik, pasi më shumë se 725 vullnetarë morën pjesë në kërkimin dhe operacion shpëtimin më të madh në historinë e Islandës, sipas mediave vendase.

Dy marinarë islandezë u vunë në kërkim në det që prej datës 14 janar kur ajo u zhduk një natë pasi po pinte në një nga lokalet e Rejkjavik. Kamerat e sigurisë e filmuan për herë të fundit rreth orës 5 të mëngjesit duke ecur në një rrugë me doborë e mjegull. Më vonë këpucët e saj u gjendën në portin e Hafnafjordur, në jug të Rejkjavik. Islanda me 330 mijë banorë, regjistron një mesatare prej 1.8 vrasjesh në vit që prej vitit 2001.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *