Home / Kryesoret / Zyrtare: Vjen përforcimi i radhës tek Shkëndija

Zyrtare: Vjen përforcimi i radhës tek Shkëndija

Ivan Çelikoviç është përforcimi i radhës i Shkëndijës dhe vjen në skuadër për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes ‘kuqezi’.

Shkëndija bën të vetin mbrojtësin e majtë kroat, Ivan Çelikoviç. 27-të vjeçari vjen nga Inter Zapreshiqi i Kroacisë, ndërsa firmos kontratë për një vit me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse palët mbesin të kënaqura me bashkëpunimin paraprak. Kroati pritet të ngrejë nivelin e cilësisë në skuadër, ndërsa vjen për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes edhe pse dallohet me karakteristika ofensive. “E para si më kanë pritur dhe gjithçka në klub, me duket shumë mirë, prej trajnerit dhe të gjithëve. Në Shkëndijë kam ardhur për të fituar titullin e kampionit dhe të luaj sa më mirë, për të treguar çka dij dhe përse klubi më ka sjellë. E dijë se kanë tifozeri të jashtëzakonshme, se në çdo ndeshje ka 10-12 mijë spektatorë dhe kjo është diçka që më motivon shumë”, deklaroi Çelikoviç pas prezantimit me fanellën ‘kuqezi’. Ivan e ka nisur karrierën si futbollist te Hajduku i Splitit, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Shkëndijës në këtë merkato, pasi paraprakisht firmosën edhe Dino Mexhedoviç dhe Jure Çolak. Bashkë me trajnerin gjerman Tomas Brdariç, shkon në katër numri i anëtarëve të rij në skuadër.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *