Home / Lajme / Kronika e zezë / 32 persona kanë humbur jetën në Tajvan
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-14 07:17:35Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

32 persona kanë humbur jetën në Tajvan

Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 13 janë lënduar në Tajvan, kur një autobus i cili ka transportuar turistë, është përmbysur në rrugë, afër kryeqytetit Tajpej.

 Në kumtesën e policisë lokale thuhet se pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin njerëz më të moshuar nga kryeqyteti, të cilët ktheheshin nga pjesëmarrja e një feste në qytetin Tajçung.

 Sipas policisë, nuk ka të vdekur ose të lënduar të huaj.

 Tani për tani nuk dihet cila ishte arsyeja për aksidentin, por policia beson se përmbysja, ka ndodhur në një kthesë të fortë, është shkaktuar nga shpejtësia e papërshtatur e autobusit me kushtet e rrugës.

 Tajvani vlerësohet si një prej vendeve më të sigurta në botë, por kritikët për kushtet e atjeshme pohojnë se autoritet duhet t`i përparojnë standardet e sigurisë.

 Në korrik të vitit të kaluar, në një aksident me autobus e kanë humbur jetën 26 persona, pasi automjeti u dogj tërësisht.

 Hetimi më vonë konfirmoi se shoferi i autobusit ishte kamikaz, i cili vetë e ka djegur automjetin dhe e ka shkaktuar katastrofën.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *