Home / Lajme / Botë / 5 fakte interesante mbi Shërbimin Sekret

5 fakte interesante mbi Shërbimin Sekret

Kur shikoni Presidentin amerikan me shumë gjasa shikoni edhe Shërbimin Sekret Amerikan, një ndër shërbimet më elitë në botë, në detyrën më të rëndësishme: duke qëndruar në gatishmëri për të mbrojtur komandantin e përgjithshëm. Por, kjo prezencë e dukshme është vetëm një aspekt i agjencisë që po ashtu mbron zv/Presidentin dhe familjen e tij, ish-presidentët dhe krerët e shteteve që vizitojnë Amerikën.

Shërbimi Sekret po ashtu ka për detyrë të hetojë krimet kundër strukturës financiare të SHBA-ve, përfshirë edhe krimet kibernetike. Shërbimi ka 6500 të punësuar, përfshirë agjentët special, zyrtarët dhe stafin mbështetës, me zyra në çdo shtet amerikan dhe jashtë.

“ShareAmerica” sjell disa fakte interesante:

Fillimisht Shërbimi Sekret nuk kishte detyrë të mbronte Presidentin

Shërbimi Sekret u themelua në vitin 1965 si pjesë e Departamentit të Thesarit për të luftuar falsifikimin e parave pas Luftës Civile. Atë kohë rreth një e treta e parave në qarkullim ishte e falsifikuar, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme në ekonominë e vendit.

Ç‘është ironike, Presidenti Linkoln nënshkroi projektligjin për krijimin e Shërbimit Sekret pak para se të vritej. Por, nuk kishte lidhje me mbrojtjen e Presidentit në atë kohë.

Lufta ndaj falsifikimit është ende pjesë e rëndësishme e punës së Shërbimit Sekret

Agjencia vijon të hetojë falsifikimin e monedhës amerikane si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në nëntor të 2016-ës agjencia konfiskoi 30 milionë dollarë të falsifikuar në Peru – shumë më e madhe e kapur në histori.

Mbrojtja e plotë e Presidentit nisi më 1901

 

Shërbimi Sekret siguronte mbrojte part-time dhe jozyrtare për Presidentit Cleveland në vitet e fundit të Shekullit XIX. Pas vrasjes së Presidentit William McKinley në vitin 1901 – presidenti i tretë i vrarë në 36 vite – Kongresi kërkoi që Shërbimi Sekret të mbronte presidentët me kohë të plotë. Gjithçka nisi me vetëm dy persona që mbronin Shtëpinë e Bardhë.

Puna më e madhe bëhet përpara

Një deri në dy javë para çdo lëvizjeje të Presidentit jashtë Uashingtonit, skuadrat e Shërbimit Sekret shkojnë në terren për të planifikuar rrugët primare, sekondare dhe emergjente për autokolonën e presidentit. Skuadra po ashtu mbikëqyr spitalet dhe zhvillon planet e sigurisë për çdo vend që presidenti do të vizitojë.

Lëvizja e agjentëve e Sherbimit Sekret pas një tentativë vrasjeje ndaj Presidentit Reagan, Uashington Mars 1981.

Njerëzit gjithmonë shikojnë agjentët përreth presidentit, por ajo që nuk shikojnë është se sa ditë dhe orë punë e vështirë është kryer para se presidenti të arrijë. Për shembull, planifikimi për inaugurimin presidencial të vitit 2017 disi 18 muaj më parë.

Cili është sekreti i madh?

Origjina e emrit të agjencisë nuk ka të bëjë me intrigën e kohëve moderne porse me qëllimin fillestar të luftimit të falsifikuesve. Atë kohë ishte një tufë operativësh të fshehtë dhe prandaj shërbimi mori emrin Shërbimi Sekret./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *