Home / Lajme / Rajon / Ahmeti e arsyeton mësuesen që postoi foto të fëmijëve në Facebook, por thotë se do të merren masa

Ahmeti e arsyeton mësuesen që postoi foto të fëmijëve në Facebook, por thotë se do të merren masa

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për rastin e mësueses në Prishtinë, Lindita Ilazi – Fazliu, e cila kishte linçuar publikisht nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku”, ka thënë se Komuna ka dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit dhe kanë dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për përgatitjen e raportit deri në fund të kësaj dite

Mësuesja në fjalë kishte bërë gjegjësisht dy postime; njëri ishte në faqen e grupit të prindërve ku ishte ankuar për morrat, dhe tjetri me fotografinë e fëmijëve të linçuar publikisht ishte në llogarinë e saj në Facebook, për të cilën Ahmeti ka thënë se është postuar në grup të mbyllur, shkruan Gazeta Express.

Postimi i saj i parë është bërë në grup të mbyllur – aty ku flet për morrat e fëmijëve, por postimi i dytë – aty ku fëmijët janë të renditur dhe të dënuar në këtë formë, nuk është i postuar në grup të mbyllur, siç shihet:

Postimi në grup të mbyllur:

Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Për rastin e mësimdhënëses të publikuar në media mbrëmë

Mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim. Kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshja me prindër.

Megjithatë për opinion po ju tregojmë për masat e ndërmarra

1. Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim

2. Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës

3. Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:

Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor.

P.S. Udhëzimi administrativ

Ligji Nr.2004/37

PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË

Detyrat e Inspeksionit të Arsimit

Neni 4

4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit mvjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të organeve dhe palëve të interesuara.

q. Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;

t. Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të institucionit;

5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:

b. Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe me ligj;

UDHËZIM ADMINISTRATIV

Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore

Neni 2

Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore

Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se:

e) përdor dhunën fizike ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe kolegëve ;

nj) në mënyrë të paautorizuar jep të dhënat e besueshme si:

· të dhënat personale të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, familjes dhe kolegëve;

· informatat shëndetësore dhe mjekësore;

· problemet familjare;

· rezultatet e notimit (testit) etj;

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *