Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti sonte ia prezanton Selës dokumentin e Zaevit

Ahmeti sonte ia prezanton Selës dokumentin e Zaevit

Ali Ahmeti sonte do t’i ja prezantojë Zeadin Selës dokumentin që ia dha Zoran Zaev. Bashkimi Demokratik për Integrim pas marrjes së dokumentit nga LSDM, menjëherë i fillojë bisedimet me partitë politike shqiptare, transmeton Gazeta Express.

Takimi mes Ahmetit dhe Selës pritet që të mbahet në selinë e LR-PDSH-së rreth orës 18:00.

Deri më tani, nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kanë bërë me dije se çfarë saktësisht përmban dokumenti i Zoran Zaevit.

Nga Lëvizja Besa thonë se deri tani nuk kanë asnjë ftesë nga Bashkimi Demokratik për Integrim për pjesëmarrje në këtë takim.

Por nga Besa thonë se edhe po të kenë ftesë nuk do të uleshin në një tryezë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *