Home / Kryesoret / Ahmeti takon Ministrin Britanik të Shtetit, Alan Dankan
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-24 10:25:30Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ahmeti takon Ministrin Britanik të Shtetit, Alan Dankan

Sot në rezidencën Britanike në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, z. Alan Dankan si dhe Ambasadorin Britanik Çarlls Garet.

Z. Dankan shprehu përkrahjen e Britanisë së Madhe për një Maqedoni stabile dhe përparimtare dhe theksoi që zgjidhja e situatës është në duart e partive politike vendore.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin e Britanisë së Madhe në vend dhe në rajon duke theksuar bashkëpunimin 16 vjeçar me Londrën zyrtare dhe foli për rolin dhe kontributin e madh të ushtrisë dhe zyrtarëve britanik për paqën dhe stabilitetin në vend.

Z. Ahmeti theksoi që zgjedhjet në vend janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe të besueshme me çrast kanë prodhuar rezultat të ngushtë dhe shumë sfidues për partitë politike.

Lideri i BDIsë theksoi që rrumbullakësimi i Marrëveshjes së Ohrit, sundimi i së drejtës si dhe integrimi EuroAtlantik janë parakushte për stabilitet dhe siguri në vend dhe kërkoi përkrahjen e Londrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ahmeti theksoi se gjatë marrjes së vendimit të tij do të ketë parasysh vullnetin e elektoratit të BDIsë, shqiptarëve, por edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe miqve tanë ndërkombëtar.

Vendin e presin shumë sfida dhe BDI do të luaj rol konstruktiv.

Ahmeti njohtoi Ministrin Dankan që në mbledhjen e sotme të Kryesisë së BDIsë do të diskutohet për mundësitë dhe opcionet e BDIsë duke patur parasysh rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe mundësinë e mbetjes së partisë në opozitë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *