Home / Lajme / Maqedoni / « Aleanca për Shqiptarët » Orientimi politik i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet pro Europian dhe Pro Amerikan
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-03 12:21:13Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Aleanca për Shqiptarët » Orientimi politik i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet pro Europian dhe Pro Amerikan

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, paraqet një tentim për ta ndërruar diskursin dhe orientimin politik të Maqedonisë, dhe në anën tjetër mbajtjen pezull të vendit në strukturat evro-atlantike, duke e mbështetur binomin VMRO-BDI.

Akuzat, se shtetet e jashtme perëndimore kanë ndikim ne politikën e Maqedonisë, janë tëndencioze dhe aspak të vërteta, përkundrazi shtetet perëndimore që janë pjesë e BE-së e kanë për obligim që ta ndjekin procesin politik të vendit ngase Maqedonia ështe e përcaktuar për integrimin e saj ne BE dhe NATO. Aleanca për Shqiptarët e cilëson këtë deklaratë si ndërhyrje politike në përcaktimet ideologjike dhe strategjike te qytetarëve të saj, dhe kthimin e bindjeve hermetike ndaj harmonizimit të politikave integruese në gjendjen vendnumëro.

Rikojtojmë opinionin se shqiptarët e Maqedonisë, aspak nuk kanë nevojë që shteti Rus ta lexojë verdiktin e tyre politik e aq më pak të japë vlerësime se kush duhet ta krijojë Qeverinë. Shqiptarët e Maqeonisë, fuqishëm besojnë në misionin dhe qëllimin e Bashkimit Evropian duke kontribuar në vazhdimësi për t`u bërë pjesë e saj, njëkohësisht anëtarësimi në NATO, ngelet pikësynim dhe aspiratë e përhershme e shqiptarëve të Maqedonisë. Andaj, mbështetja ruse ndaj pushtetit aktual është tendencioze, për të cilën gjykojmë se thellon krizën dhe nuk kontribuon në kthimin e demokracisë perëndimore.

Departamenti për Informim,
ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *