Home / Lajme / Maqedoni / “Alfat” prangosin vrasësin e dënuar me 23 vjet

“Alfat” prangosin vrasësin e dënuar me 23 vjet

Shkupjani Enver Zimeri (36), i dënuar me 23 vjet burg për vrasje dhe grabitje, i cili në vitin 2006 në mënyrë spektakulare ka realizuar ikje nga burgu në Shuto Orizare, është prangosur dje në Shkup,me një identitet të rrejshëm. Zimeri ishte në top listën, që policia maqedonase në vitin 2010 ua kishte dorëzuar kolegëve nga Kosova me dyshimet se fshihen në Republikë e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Njësiti “Alfa” me të marrë vesh se i aratisuri është në Shkup, filluan kërkimet e tyre të cilat përfunduan mbrëmë në lagjen “Gazi Babë”. Pas arrestimit të tij, policia në bazë të shenjave të gishtërinjëve ka konstatuar se bëhet fjalë për të aratisurin në fjalë, i cili menjëherë është dërguar për vuajtjen e dënimit në burgun e Idrizovës./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *