Home / Lajme / Maqedoni / « ANALISTËT » Nëse vonohet formimi i Qeverisë së re, zgjedhjet lokale mund të shtyhen
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-05 22:28:45Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com$WÿZ=

« ANALISTËT » Nëse vonohet formimi i Qeverisë së re, zgjedhjet lokale mund të shtyhen

Shtyrja e formimit të Qeverisë dhe krijimit të shumicës parlamentare mund t’i shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, paralajmërojnë ekspertët.

Profesori Bekim Kadriu, për televizionin Telma thotë se në Kodin Zgjedhor është e qartë se nga dita e nënshkrimit të zgjedhjeve deri në ditën e mbajtes së zgjedhjeve nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 ditë dhe as më pak se 70, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit dhe kryetarët e komunave duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj. Kadriu theksoi se shtyrja e tyre mund të ndikojë edhe në funksionimin e gjithë organeve të qeverisjes lokale edhe në Bashkinë e Shkupit, si njësi më speciale.

Sipas analistit Mitko Gaxhovski, situata momentale në të cilën ndodhet vendi është e padurueshme. Ai thotë se fakt më rëndues është edhe mosdhënia e mandatit asnjë partie.

Edhe Kadriu edhe Gaxhovski janë të bindur se kriza paszgjedhore nuk do të zgjas më shumë, sipas tyre partitë do të sjellin vendime të drejta dhe të mençura.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *