Home / Kryesoret / « Anketa e re e “M-Prospekt” » Besa me 15.1%, BDI me 14.2%, PDSH me 10.2% dhe Aleanca për shqiptarët me 6.7%
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-13 19:48:06Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Anketa e re e “M-Prospekt” » Besa me 15.1%, BDI me 14.2%, PDSH me 10.2% dhe Aleanca për shqiptarët me 6.7%

Televizioni Telma ka publikuar një tjetër sondazh të realizuar gjatë këtij muaji duke e krahasuar atë me anketën e realizuar në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Zhurnal.

Sipas kësaj ankete, në nëntor të vitit të kaluar tek blloku maqedonas kryesonte VMRO me 30.9% e ndjekur më pas nga LSDM me 22.7%.

Ndërkohë që në bllokun shqiptarë kryesonte BDI me 29.2% e ndjekur më pas nga Besa me 14.7%, PDSH me 12.2%, Aleanca për shqiptarët me 8.7% si dhe LSDM me 6.0%.

Ndërkohë që anketa e fundit e zhvilluar këtë muaj ka një pamje krejtësisht tjetër.

Në pyetjen nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet për kë do të vontojnë, VMRO kryeson në bllokun maqedonas me 30.6% e ndjekur më pas nga LSDM me 23.8%, ndërkohë që në bllokun shqiptarë kryeson LSDM me 20.4%, Besa me 15.1%, BDI me 14.2%, PDSH me 10.2% dhe Aleanca për shqiptarët me 6.7%.

Në këtë anketë kanë marrë pjesë 1000 persona të anketuar nga 4 shkurt deri në 10 shkurt.

VMRO dhe LSDM të barabarta nëse ka zgjedhje të reja

Parti fituese në bllokun shqiptarë vazhdon të jetë LSDM. Sipas anketës nëse nesër mbahen zgjedhjet, një pjesë e madhe e tyre mbi 20.4% do votojnë LSDM që është më shumë se partitë shqiptare, BDI me 14% kurse Besa me 15% derisa 10% për PDSH dhe 6% për Aleancën për shqiptarët. Maqonasit përparësi i japin VMRO me 30.6% përkundër LSDM me 23.8%.

Shumica e qytetarëve kundër zgjedhjeve të parakohëshme, nuk janë zgjidhje për dalje nga kriza

Nga aspekti etnik, shqiptarët janë kundër zgjedhjeve të reja ose në anketë mbi 71% e tyre janë kundër, ndryshe nga maqedonasit të cilët më shumë janë për se sa kundër. Por edhe këto shumica ose 51.6% nuk duan zgjedhje derisa 43.7% në zgjedhje e shohin zgjidhjen.

Shumica e qytetarëve duan koalicion të gjerë ose qeveri me LSDM

Tek partitë shqiptare më e pranueshme është qeveria e drejtuar nga LSDM. Në këtë drejtim pozitive ka marrë dhe koalicioni i zgjeruar ku e popullarizuar është PDSH me 40%, mirëpo në partinë tek e cila gjendet zgjidhja pra BDI 42.4% janë deklaruar për me LSDM derisa 24.2% duan me VMRO. Njejtë është % edhe tek Besa dhe PDSH pra 40% derisa tek Aleanca për shqiptarët nuk ka dilema ato praktikisht janë me LSDM pra 93.3%.

Shumica e qytetarëve duan koalicion të gjerë ose qeveri me LSDM, vullneti i zgjeruar

Në pyetjen lidhur me formimin e qeevrisë pasiqë Gruevski e dorëzoi mandatin, shohin se koalicioni i gjerë do hynin gjitha partitë dhe për këtë kanë thënë pro 30.2% derisa 3% më pak ose 27.3% mendojnë se qeverinë duhet drejtuar LSDM derisa më pak ose 23.5% duan që qeverinë të drejtojë VMRO.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *