Home / Lajme / Botë / Arrestohet një femër, dyshohet se vrau vëllain e diktatorit Kim Jong-un

Arrestohet një femër, dyshohet se vrau vëllain e diktatorit Kim Jong-un

Policia e Malajzisë njofton se e ka arrestuar një femër në lidhje me vrasjen e gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

AP raporton se e arrestuara është nga Vietnami dhe dyshohet se e vrau viktimën duke e helmuar, transmeton Express.

Kim Jong-nam, 45-vjeçar, djali më i madh i Kim Jong-il, u vra dje në Malajzi, sipas mediave lokale.

U raportua se ai u gjet i vdekur në një aeroport në Malajzi.

Dyshimet e para ishin se ai u helmua nga dy femra vrasëse në aeroport./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *