Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrin në 80 numri i të vrarëve nga sulmi i ISIS’it në Pakistan

Arrin në 80 numri i të vrarëve nga sulmi i ISIS’it në Pakistan

Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në një tempull në pjesën jugore të Pakistanit, ka arritur në 80 vetë, derisa liderët politikë dhe ushtarakë pakstanezë thanë sot se do të ndërmarrin aksion të gjërë për shkatërrimin e ekstremistëve islamikë.

Në mesin e të vrarëve nga ky sulm ishin së paku 30 fëmijë, ndërsa janë plagosur më se 100 vetë.

Qeveria e Pakistanit ka shpallur 3 ditë zie për viktimat e sulmit të djeshëm në provincën Sindh.

Nëpërmjet një postimi në faqen në Internet Aamaq, militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, e ka dënuar këtë masakër, për të cilin tha se është sulm kundër Pakistanit “progresiv dhe gjithpërfshirës” dhe ka shprehur përkushtim për të bërë “çdo gjë të mundur” për ta mbrojtur vendin, ka njoftuar Zyra e tij.

Gjithashtu lexo

Janë lënduar 14 persona në13 fatkeqësi komunikacioni dje në Shkup

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë në tetë nga gjithsej 13 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *