Home / Lajme / Maqedoni / Bekim Tateshi thumbon Bilall Kasamin

Bekim Tateshi thumbon Bilall Kasamin

Beteja në zgjedhjet lokale të cilat po afrohen cdo ditë e më shumë do të jetë aq e madhe sa që shqiptarët nëse nuk bashkohen do të jenë humbësit më të madh këtë rradhë, informon Zhurnal ndërkohë që politikanët shqiptarë duhet të heqin nga vetja teket e tyre por të ulen dhe të bëhen bashkë duke bërë që vota shqiptare të ketë peshë.

Në një status të tij të fundit, Bekim Tateshi nga LR PDSH ka thumbuar keq kryetarin e Besës, Bilall Kasamin duke i thënë se dëshira për të shkatëruar me pasoja vetshkatëruese e habit edhe më shumë dhe i shton dyshimet.

“Në zgjedhjet e ardhshme lokale në Strugë, pretendimi për të luajtur rolin e shpëtimtarit a je humbës, neglizhencën e më të fortit duke parë ëndrra syqelur, dëshira për ta shkatërruar me pasoja vetëshkatërruese, më habit dhe më shton dyshimet. Struga dhe struganët kanë ditur ta ndajnë shapin prej sheqerit, të bardhën prej të zezës dhe do të bashkohen rreth qëllimit kryesor që nuk është rëndë të kuptohet”, shkruan kështu Tateshi nga LR PDSH.

Rreth Strugës të bashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim …

Ndërkohë që këto fjalë të Tateshit për Kasamin vijnë pasiqë ky i fundit disa ditë më parë gjatë një vizite që kishte pasur në Strugë kishte deklaruae se do të fitojnë bindshëm komunën e Strugës e cila momentalisht drejtohet nga LR PDSH.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *