Home / Lajme / Rajon / Berisha ‘kapet’ me Dakon e Durrësit: Është ISIS në Siri, është Edi Rama në Durrës

Berisha ‘kapet’ me Dakon e Durrësit: Është ISIS në Siri, është Edi Rama në Durrës

Cadra e ngritur përpara Kryeministrisë është shndërruar në “parlamentin” e opozitës, ku kanë nisur fjalimet politike nga deputetë por edhe militantë të djathtë.

Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në lidhje me shkatërrimin e sheshit “Veleria”.

“Rama me Dakon po e shkatërron Durrësin si ISIS-i Palmirën. Unë ju them ju këtu se Gjushi është një mafioz që nxin në 24 karat dhe nuk ka asnjë dyshim. Por mos harroni një moment se ky mafioz në atë zonë nuk do të guxonte të priste qoftë një dege pemë pa urdhrin e atij kryebanditi që rri këtu dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit. Gjushi është një vegël që e kapi banda dhe e vari prej këmbësh tek dritarja e hotelit. Ai ka detyrë që t’i çojë çdo të diel në Durrës, kryebanditit, qesen me para. Por në zonën e mbrojtur, Gjushi nuk mund të lëvizë asnjë degë pa urdhrin e këtij që rri këtu.

Çfarë i bën ky kryebandit Durrësit s’ia bën asnjë njeri. Veliera është 3 milionë euro në xhepat e tij, që me arkitektët e tij dhe ministren e tij të antikulturës, ky i ka sot 3 milionë euro në xhep dhe shkatërron për 3 milionë, pasurinë përrallore të Durrësit tremijëvjeçar. Kur të vijë puna ti themi derrit, “derr”, kryebanditit “kryebandit” – ai tjetri është banditi i tij – Durrësin po e shkatërron Edi Rama!” tha Berisha.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *