Home / Lajme / Maqedoni / Beteja maqedonase për komunat shqiptare

Beteja maqedonase për komunat shqiptare

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me këtë konceptë politik që po e promovon ka gjasa të mëdha që të fitojë disa komuna me shumicë shqiptare, ndërsa nësë koalicionon me BDI-në në pushtet qendëror atëher ky kolalicion do vazhdojë edhe në zghjet lokale, thotë analisti politik Xhelal Neziri për Gazeta Express

“Nëse LSDM vazhdon t’i përmbahet konceptit që promovon, atëherë gjasat që të fitojë komuna me shumicë shqiptare do të jenë të mëdha. Nëse bën koalicion qeverisës me BDI-në atëherë ky koalicion do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale. Pra, këto parti do të dalin me kandidatë të përbashkët ose koncensual në ato komuna ku ka votues nga të dyja partitë”, thotë Neziri.

Ai thekson se kjo do të imponojë VMRO-DPMNE-së që të lidh edhe ajo koalicion me partitë tjera shqiptare.

“Kjo do të imponojë që VMRO-DPMNE të lidhë koalicion me partitë opozitare shqiptare, gjë që do të kemi një rigrupim ideologjik të partive politike në Maqedoni. Megjithatë, gjithçka do të varet nëse do të ketë qeveri dhe nëse BDI definitivisht do të arrijë të shkëputet nga VMRO-DPMNE dhe të bëjë koalicion me LSDM”, nënvizon Neziri./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *