Home / Lajme / Botë / Blindohet’ Letonia: Spanja dërgon për herë të parë 6 tanke dhe 350 trupa

Blindohet’ Letonia: Spanja dërgon për herë të parë 6 tanke dhe 350 trupa

Spanja do të dërgojë 350 trupa së bashku me 6 tanke dhe një duzinë automjetesh të blinduara, në Letoni, si pjesë e batalionit të NATO-s, të udhëhequr nga forcat kanadeze. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada spanjolle për mediat e Letonisë, shkruan “RT”.

Gjashtë tanke do të zhvendosen për herë të parë jashtë Spanjës dhe do të shoqërohen nga 16 mjete të blinduara, tha ambasada.

Qëllimi i këtij misioni të armatosur është forcimi i sigurinë së Letonisë si dhe forcimi i pranisë së NATO-s në krahun e tij të aleancës ushtarake.

Automjetet e blinduara spanjolle do të ekspozohen për herë të parë gjatë stërvitjeje ushtarake në Letoni në muajin maj, sipas mediave lokale

Gjithashtu lexo

Donald Trump po destabilizon dynjanë

Donald Trump është shumë krenar për paparashikueshmërinë e tij. Presidentit amerikan i pëlqen të mburret …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *