Home / Lajme / Botë / Brexit’ edhe nga Europoli? Britania mund të goditet nga sulme të njëpasnjëshme terroriste

Brexit’ edhe nga Europoli? Britania mund të goditet nga sulme të njëpasnjëshme terroriste

Britania e Madhe do të mund të preket më shumë nga terrorizmi dhe krimi i organizuar në qoftë se pas Brexit nuk do të sigurojë një partneritet me Europolin( Agjencinë për zbatimin e ligjit në BE), deklaroi të enjten drejtori i saj, Rob Wainwright.

Në një intervistë për televizionin “SKY”, ai tha se mungesa në qasjen e të dhënave të organizatës së inteligjencës e cila ndodhet me seli në Hagë, do të mund të shkaktojë probleme me sigurinë dhe se Britania mund të goditet nga sulme të njëpasnjëshme terroriste

“Kam parë se si kërcënimi nga terrorizmi dhe krimi i organizuar janë shndërruar në një kërcënim global, prandaj është më se i nevojshëm një bashkëpunim ndërkombëtar policor për të na mbajtur të sigurt”, tha Wainwright.

Sipas tij, mekanizmat si Europoli mundësojnë goditje të ashpër të shkelësve të ligjit.

Drejtori i Europolit tha gjithashtu se Britania e Madhe ka dhënë një kontribut të çmuar, gjë të cilën 27 shtetet anëtare nuk do të donin ta humbasin pas Brexit./SYRI.net/

Gjithashtu lexo

20 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gazetares që zbuloi skandalin e “Panama Papers”

Gazetarja malteze, Daphne Caruana Galizia, u vra të hënën në Maltë, me një bombë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *