Home / Kryesoret / Brukseli përshëndet fillimin e konsultimeve të Ivanovit me liderët partiakë, i përgjigjet edhe VMRO-së

Brukseli përshëndet fillimin e konsultimeve të Ivanovit me liderët partiakë, i përgjigjet edhe VMRO-së

Komisioni Evropian sot i ka përshëndetur përpjekjet e kryetarit të shtetit Gjorjge Ivanov, për takim me partitë politike të cilat vlerësohen si kyçe për vendimin se kujt do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“I përshëndes përpjekjet e vazhdueshme për bisedime me të gjitha partitë politike”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo i rikujtoi të gjitha partitë politike që të merrem me agjendën e reformave urgjente në BE pasi që janë pajtuar se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik për vendin.

“Nëse punojnë bashkë drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët, ata de  fakto do të kenë shumicë kushtetuese, e cila është e rëndësishme për euro-integrimet”, tha Kocijançiq.

Në lidhje me kërkesën e VMRO-DPMNE-së, që Brukseli të sqarohet se në bazë të cilës pjesë të Kushtetutës së Maqedonisë, BE-ja pret që presidenti Ivanov t’ia ndajë mandatin liderit të opozitës, që siç thanë më herët nga BE që “Qeveria të jetë sa më e gjerë”, Kocijançiq sqaroi se është e nevojshme konsensus i gjerë politik dhe koalicion i gjerë për menaxhim me sfidat e ardhshme.

“Flasim për nevojën që të ketë konsensus të gjerë politik dhe koalicion të gjerë politik, që shteti të mundet në mënyrë efikase të menaxhojë me sfidat e shumta të cilat i ka përpara. Të implementohen reformat prioritare, Marrëveshja e Përzhinës dhe zgjidhja e çështjeve bilaterale, të cilat kërkojnë përkushtim të fuqishëm nga të gjitha partitë politike”, sqaroi Kocijançiq.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *