Home / Lajme / Maqedoni / “Bullgarët do kërkojnë të drejtat e tyre në Maqedoni”

“Bullgarët do kërkojnë të drejtat e tyre në Maqedoni”

Pasi miratimit të rezolutës në Parlamentin Evropian për të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Shqipëri, mendohet se pakicat me pasaportë bullgare do të kërkojnë gjuhën dhe të drejtat e etnisë së tyre edhe në Maqedoni.

“Për bullgarët është e mjaftueshme që vetëm disa persona të marrin pasaportë bullgare, dhe të mendojnë se të gjithë maqedonasit në Shqipëri janë bullgarë.

E pra, le ta mendojnë ata maqedonas që jetojnë në Maqedoni, e të cilët sikur me shaka marrin pasaporta bullgare.

Kjo mund të na godasë në kokë, kështu që një ditë me kërkesë të Bullgarisë, ndoshta do të duhet që edhe në Marrëveshjen kornizë ata të futen si pakicë bullgare“, shkruan Irena Radovanovic në një artikull për “Dnevnik”.

Kujtojmë se rreth 150 mijë shtetas të Maqedonisë janë pajisur me pasaportë bullgare.

Gjithashtu lexo

Forumi Gruas Tetovë organizoi sot Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive

Оrganizata Forumi Gruas Tetovë organizoi sot  Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive Lokale për përfshirje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *